Lazio nis afatin kalimtar, me largimin e Muriqit

PUBLIKUAR

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” njofton se shitja e Muriqit është lëvizja e parë që do të bëj Lazio në afatin kalimtar të janarit.

Sarri e ka njoftuar Igli Taren se nuk llogarit në shërbimet e Muriqit dhe se do një sulmues tjetër në skuadër.

Drejtori i Lazios thuhet se është në bisedime me Galatasarayn për shkëmbimin e mundshëm me Van Aanholt.

Një alternativë tjetër është edhe shitja e Muriqit te Hull City në Angli.

Me shitjen e kosovarit, Sarri është i vendosur të nënshkruaj me sulmuesin kroat, Kaliniq.

Raportohet se Muriqi është në bisedime në Turqi dhe se mund të ketë zhvillime konkrete rreth largimit të tij./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...