Mourinho e bind yllin e Arsenalit t’i bashkohet Romës

PUBLIKUAR

Ylli i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është shumë afër t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, në një marrëveshje fillestare huazimi me mundësi blerjeje.

Mourinho pret blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe mesfushori i Arsenalit pritet të jetë përforcimi i tij i parë në këtë afat kalimtar, raporton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, një prej arsyeve kryesore pse Roma e kërkon me ngulm Maitland-Niles është fakti se ai luan në shumë pozita në fushë.

Maitland-Niles mund të luaj si mesfushor qendror, anësor apo mbrojtës i krahut.

Roma shpreson ta ketë atë në dispozicion më 6 janar, kur rifillon sezoni në Serie A pas pushimit dimëror.

24-vjeçari doli pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar, prandaj nuk do të largohet nga Britania e Madhe derisa të shërohet.

Roma do t’i paguajë gjysmë milioni euro për huazimin e tij dhe mund ta blejë atë në fund të sezonit për 10 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...