Ministri i Mbrojtjes i Turqisë viziton nesër Kosovën

PUBLIKUAR

Hulusi Akar, ministerë i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë do të realizojë vizitë zyrtare nesër në Kosovë, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Akar do të pritet nga ministri i Mbrojtjës i Kosovës, Armend Mehaj, në ora 13:30.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar.

Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.

Kjo vizitë do të realizohet në kuadër të turit ballkanik.

Momentalisht, minsitri turk është duke qëndruar për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...