Gani Elshani i PAI-së i bie pishman, e fshin statusin për prishje të koalicionit me VV-në

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Partisë së e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Gani Elshani pasi konfirmoi se partia e tij e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, i ka rënë pishman dhe e ka fshirë statusin e postuar në profilin e tij në Facebook, shkruan IndeksOnline.

“Njoftim: Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror. Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, kishte shkruar Elshani në Facebook.

Ai i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...