Nuk ia doli të shënojë, por Broja bën një sprint fantastik për të fituar penallti

PUBLIKUAR

Armando Broja di të jetë protagonist për Southampton edhe kur nuk shënon gol.

Në ndeshjen e sotme të Premier League, ku Shenjtorët fituan me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj West Ham, sulmuesi kuqezi u tregua i pandalshëm teksa në minutën e 57 fitoi një penallti.

20-vjeçari u shkëput në mënyrë të rrufeshme teksa mbrojtësi kundërshtar nuk pati shumë alternativa përveç se ta ndalte me faull, ndërkohë që ky moment pati nevojë për ndërhyrjen e sistemit VAR pasi fillimisht arbitri nuk e akordoi faullin .

Gjithsesi, teknologjia konfirmoi ndërhjyrjen e parregullt ndaj Brojës dhe në këtë formë, Ward Prose, kapiteni i skuadrës, konvertoi në gol duke kaluar të tijtë në avantazhin momental, 1-2.

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...