Parashikimi i motit për javën e fundit të dhjetorit

PUBLIKUAR

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Nga IHK thuhet se në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (27 – 31 dhjetor 2021)Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...