Molliqaj i reagon KEK-ut dhe KEDS-it, insiston të hetohet rreth rënies së dy blloqeve

PUBLIKUAR

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar sërish pas paralajmërive të KEK-ut për veprime ligjore ndaj tij, pasi deklaroi sot se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka insistuar për hetim rreth rënies së dy blloqeve.

Molliqaj ka thënë se menaxhmenti i KEK-ut ka reaguar ndaj pyetjeve që janë ngritur në konferencë, duke pretenduar se ka koordinim midis qeverisë, KEK-ut dhe KEDS-it.

“Nuk zmbrapsemi. Hetim!…Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, thotë Molliqaj.

Kujtojmë se Molliqaj, ka thënë se kanë informacione nga burimet brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë qëllimisht. Ai ka deklaruar se ka dyshime që kjo prishje është shkaktuar nga KEDS-i.

Lidhur me këto pretendime të Molliqajt, KEK-u me anë të një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, tha se pretendimet e Molliqajt janë shpifje.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...