Deputetët miratojnë mbi 10 projektligje

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e sotme, deputetët kanë miratuar 12 projektligje, prej këtyre tetë janë për shëndetësi.

Kuvendi i Kosovës ka votuar 55 amendamentet dhe projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Po ashtu, 12 amendamente për Projektligjin për Topografitë e Gjysmëpërçuesve. Deputetët e shumicës kanë votuar edhe për 17 amendamentet dhe Projektligjin për Dizajn Industrial.

Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi e ka miratuar projektligjin dhe 29 amendamentet për Patentë Shoferë.

Në mesin e tyre janë miratuar edhe projektligjet për Shëndetin Riprodhues, Transplantimin e Indeve dhe Qelizave, në lexim të dytë dhe të Shërbimin Mjekësor Emergjent, për Kontrollin e Duhanit, Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, Ndërprerjen e Shtatzënisë, Gjakun dhe Përbërësit e Gjakut dhe për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...