Katër orë pritje në Merdare për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare

PUBLIKUAR

Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre, pritjet më të mëdha janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitare në Merdare, qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë në hyrje të Kosovës.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolonë. Aty pritjet për të hyrë në Kosovë janë dy orëshe.

Në Muçibabë pritjet e atyre që po vijnë në vendin tonë janë 1.5 orë.

Një orë pritje ndërkohë është në Jarinje po aq sa edhe në Mutivodë.

Në Bërnjak pritjet nuk kalojnë 20 minuta.

Ndërkohë në pikat tjera kufitare pritja për në Kosovë nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minuta.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...