Kryeziu: Nuk po kërkohet nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka folur lidhur me krizën energjetike në të cilën po kalon Kosova.

Ai ka thënë se qytetarëve nuk po iu kërkohet të ngrijnë, por të kursejnë aty ku ka mundësi.

“Disa veprime shumë të vogla kanë një ndikim tepër të madh. Mendoj se duhet ta kuptojmë qartë thirrjen e Qeverisë, të ministres dhe kryeministrit në këtë këndvështrim”, tha Kryeziu në ATV, duke e marrë shembull disiplinën që është kërkuar gjatë kohës së pandemisë.

“Thirrja për konsum më të kontrolluar është brenda suazës të asaj që është e mundshme. Një poç elektrik që zakonisht rri ndezur në banjë mund të ndalet dhe një termo elektrike e cila zakonisht rrinë e lëshuar mund të përdoret më pak. Kjo ka qenë kërkesa. Askush nuk ka kërkuar nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit. Këtë as nuk mund ta kërkojë ndokush”, tha ndër të tjera zëdhënësi i Qeverisë

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...