Conte: Mbledhja e Premierligës ishte humbje kohe

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte tha se takimi i të enjtes mes trajnerërve dhe Premierligës për të diskutuar rreth pandemisë Covid-19 ishte sikur të flisje me muri.

Të hënën, liga vendosi të vazhdojë ndeshjet gjatë periudhës së Krishtlindjeve, shkruan Gazeta Express.

Tri ndeshje të 26 dhjetorit deri tani janë shtyrë, duke e çuar në 13 numrin total, derisa lojtarët dhe stafi i klubeve shënuan rekord prej 90 rasteve pozitive javën e kaluar.

I pyetur se a ishte humbje kohe mbledhja, Conte tha: “Mendoj që po”.

Italiani shtoi: “Dje ishte si të flisja me një mur dhe për këtë arsye gjithashtu preferoj të mos hyj në të”.

Premierliga ka refuzuar të komentojë dhe BBC Sport i është thënë se trajneri i Spurs, Conte nuk ka kontribuar në asnjë diskutim brenda takimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...