Barcelona kërkon zgjidhje për De Jong, holandezi drejt klubit tjetër spanjoll

PUBLIKUAR

Aventurës së Luuk de Jong te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Ekipi tjetër spanjoll, Cadiz është afër transferimit të qendërsulmuesit holandez.

E vetmja gjë që mbetet është aprovimi i lojtarit për kompletimin e marrëveshjes.

Mundo Deportivo raporton se shefi i Cadiz, Alvaro Cervera më në fund do ta marrë lojtarin që e kërkonte një kohë të gjatë.

Lajmet e fundit ishin se Diego Costa do të shkonte te Cadiz, por si duket tashmë klubi ka bërë zgjedhjen, transmeton Gazeta Express.

De Jong erdhi te Barcelona si zgjidhje e përkohshme në fund të afatit kalimtar veror, por me ardhjen e Xavit, atij iu bë e qartë se nuk është në planet e klubit.

Që nga ardhja e trajnerit spanjoll, Luuk de Jong ka luajtur vetëm tetë minuta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...