Familja Kardashian-Jenner nuk do i festojë Krishtlindjet për shkak të COVID-19

PUBLIKUAR

Krishtlindjet do jenë ndryshe këtë vit.

 

Familja Kardashian-Jenner thuhet se nuk do të ketë një festë vjetore të mbushur me yje në prag të Krishtlindjeve këtë vit, për shkak të COVID-19, po ashtu edhe në mes të përhapjes së variantit Omicron, transmeton lajmi.net.

Një burim i tha TMZ se Kris Jenner, 66 vjeçe, vendosi të ndalonte festën e madhe të Krishtlindjes, por ende planifikon të mblidhet me të gjithë fëmijët dhe nipërit e saj për të festuar.

Ndërsa festa  thuhet se do të përfshijnë vetëm familjen e ngushtë, nuk ishte e qartë nëse ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West, do të bashkohej për argëtim.

Është gjithashtu e paqartë nëse i dashuri i ri i Kim-it, Pete Davidson, do të jetë i ftuar, megjithëse nuk do të ishte befasuese duke marrë parasysh se sa kohë ata kanë kaluar me njëri-tjetrin si në Staten Island ashtu edhe në Kaliforni përpara festave.

 

Ndryshe, vitin e kaluar, familja e famshme anuloi mbrëmjen e tyre vjetore të Krishtlindjeve për shkak të pandemisë.

“Rastet e Covid po dalin jashtë kontrollit në Kaliforni. Kështu që ne vendosëm që nuk do të bëjmë një festë në prag të Krishtlindjeve këtë vit”, tha Khloe Kardashian në atë kohë, duke shtuar: “Është hera e parë që nuk do të kemi një festë në prag të Krishtlindjeve që nga viti 1978 besoj”.

Ajo shtoi, “Shëndeti dhe siguria në radhë të parë! Marrja seriozisht e kësaj pandemie është një domosdoshmëri.”

Dhe tani, për të dytin vit radhazi, nata e tyre e Krishtlindjeve do të jetë më ndryshe se në të kaluarën.

Festat e Krishtlindjeve Kardashian-Jenner kanë bërë gjithmonë bujë dhe kanë qenë mikpritëse për disa të famshëm gjatë viteve, duke përfshirë Paris Hilton, Chrissy Teigen, John Legend, Jennifer Lopez, Toni Braxton, Sia dhe Dave Chappelle./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...