Mbyllet viti për Rashicën, mungon në dy ndeshjet e fundit të 2021-tës

PUBLIKUAR

Ka përfunduar viti për yllin kosovar, Milot Rashica. Ai nuk do të jetë i aftë për dy ndeshjet e fundit që Norwichi i luan këtë vit.

Kjo është konfirmuar nga vet trajneri, Dean Smith, përmes një njoftimi që e ka bërë klubi anglez në faqen e tyre, shkruan Gazeta Express.

Norwich më 26 dhjetor përballet me Arsenalin në shtëpi, kurse dy ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Crystal Palace.

“Dean shtoi se Milot Rashica, i cili ka munguar për shkak të lëndimit, nuk pritet të kthehet për Arsenalin apo ndeshjen në Crystal Palace më 28 dhjetor”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Kështu, Rashica e mbyll vitin me 13 ndeshje në Premierligë, nga të cilat nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka dhuruar një asist. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...