Ferran Torres, shumë afër Barçës

PUBLIKUAR

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester Cityt mund të përfundojë në Barcelonë

Ferran Torres shumë shpejt mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas.

E afër marrëveshjes duket se janë edhe klubi aktual i lojtarit, Manchester City dhe “Blaugrana”.

Edhe trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se përfaqësuesi spanjoll mund të përfundojë në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.

“Po, Ferran Torrres është adër Barcelonës. Ferran është nga Spanja, Barcelona e do atë, ai ka thënë se dëshiron të largohet dhe unë i thash: shko. Menaxheri i tij është duke e kryer punën dhe ai po largohet. Unë dua lojtarë që janë të lumtur”, deklaroi Guardiola.

Torres pritet t’i kushtojë Barcelonës nga 55 deri në 60 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...