“Qeberia Kurti” – PSD-ja ia vendosin një emër tjetër qeverisë së Albin Kurtit

PUBLIKUAR

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ia ka vendosur një emër tjetër ekzekutivit kosovar që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Hyseni ka postuar një fotografi në facebook ku shihen batanijet e vendosura nga aksioni i kësaj partie, teksa ka vënë mbishkrimin “Qeberia Kurti”, raporton Gazeta Express.

Partia Socialdemokrate ka larguar flamujt e Kosovës nga oborri i Qeverisë së Kosovës, duke i zëvendësuar me batanije.

Aktivistët e PSD-së janë duke zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, për shkak të krizës energjetike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.

PSD ka larguar flamujt që gjenden në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të tyre.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet janë vendosur në shenjë të dorëzimit të Qeverisë Kurti, ndaj krizës energjetike.

“Sikurse flamuri i bardhë i cili është simbol i dorëzimit, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike. Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që mënyra për t’u mbrojtur nga i ftohti është qebja. Në anën tjetër kemi ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar Kuçi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...