Ardhja e ekspertit gjerman në KEK lajm edhe në rajon

PUBLIKUAR

Për ardhjen e ekspertit gjerman në KEK kanë raportuar edhe mediat serbe. Turbina e njësisë së dytë të Kosova B është jashtë funksionit e për ta rregulluar atë, Kosova ka ftuar një ekspert gjerman të kësaj pajisje.

Media serbe B92 ka raportuar për ardhjen e tij dhe për deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli se Serbia po e vështirëson krizën energjetike në Kosovë pasi po i bllokon linjat energjetike, trasnmeton Gazeta Express.

Dje, drejtori i  KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman pritet të vijë të dielën në Kosovë për ta rregulluar turbinën që ndodhet jashtë operimit.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...