Futbollisti shqiptar përfshihet në 11-shen e vitit në Hungari

PUBLIKUAR

Herdi Prenga është duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë në karrierë teksa është shndërruar në një garanci për prapavijën e hungarezëve të Kisvarda.

Deri më tani, 27-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Këto statistika e kanë ndihmuar Kisvardën të renditet në vendin e dytë të kampionatit, vetëm një pikë pas kryesuesve të Ferencvaros ndërsa Prenga është bërë pjesë e formacionit më të mirë të fazës së parë në elitën hungareze.

Sakaq, mbrojtësi shqiptar rezulton edhe si më i miri kampionatit në rolin e tij, duke lënë pas krahëve të gjithë kolegët e tij mbrojtës.

Për Prengën ky është sezoni i dytë në radhët e Kisvarda, teksa kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-lojtari i Partizanit në Superiore, Jasir Asani. Ky i fundit luan sezonin e parë te hungarezët, teksa në 14 parqitje ka shënuar edhe katër gola.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...