Beatrix flet për shoqërinë me Neymar dhe Mbappe, Donaldi habit me pyetjet

PUBLIKUAR

Gjatë një bisedë në oborr mes aktorit, Donald Veshaj, blogeres, Sarah Berisha, këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj dhe DJ Dagz, u përmenden emrat e dy futbollistëve të njohur, Kylian Mbappes dhe Neymarit.

Banori nga Kosova, Arbër Gumnishta (DJ Dagz) e pyeti këngëtaren rreth lajmeve që kanë qarkulluar në media rozë kohë më parë, për një lidhje të mundshme me njërin nga futbollistët. Por, përgjigja e saj ishte se të dy i ka shokë.

Gjatë kësaj bisede, partneri i Beatrixës, Donaldi ishte i interesuar të dinte më shumë për marrëdhënien e saj me Mbappen dhe Neymarin.

“Si, qysh, tek?”, e pyeti Donaldi.

Teksa, këngëtarja kosovare u përgjigj se Neymari i ka shkruar vite më parë, pastaj me shoqërinë në Paris dhe kushërirën e saj kishin një shoqëri të përbashkët dhe ishin pjesë e një festë, ku edhe u publikuan fotografitë.

Po ashtu, ajo tha se ata janë shumë të sjellshëm dhe shumë shokë të mirë.

“Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.  Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat”, u shpreh Beatrix./Express

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...