Martial pajtohet t’i bashkohet klubit spanjoll

PUBLIKUAR

Anthony Martial do të largohet nga Manchester United në merkaton e janarit. Sulmuesi francez ka humbur postin e titullarit për shkak të konkurrencës së madhe në ofensivën e “Djajve të Kuq”.

26-vjeçari ka vendosur të provojë një aventurë të re dhe e ardhmja e tij lidhet me Spanjën. El Chiringuito raporton se Martial ka arritur një marrëveshje me klubin e Sevillas.

Klubi andaluzian kërkon ta marrë lojtarin ofensiv në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Akordi me Martial është arritur dhe tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me drejtuesit e United.

Francezi numëron vetëm 200 minuta aktivizim në Premier League këtë sezon, teksa ka shënuar një gol. Objektivi i tij është të luajë në Katar 2022 me Francën dhe te Sevilla pritet të jetë një titullar.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...