Venezia – Lazio: Sarri luan me 9 fals në vend se të luajë me Muriqin, në mungesë të Immobiles

PUBLIKUAR

Ciro Immobile mungon sonte për Lazion kundër Venezias, për shkak se është infektuar me Covid-19, por trajneri Maurizio Sarri ka vendosur ta lërë Vedat Muriqin në stol dhe të luajë me 9 flas në vend të tij.

Sulmuesi italian kishte munguar në fitoren e Lazios 3:1 kundër Genoas në ndeshjen e kaluar pasi vuante nga dhimbje barku dhe do të mungojë edhe sonte në Venezia, raporton Gazeta Express.

Sarri duket ta ketë humbur plotësisht besimin në sulmuesin e Kosovës Muriqi, i cili është i vetmi që mund ta zëvendësojë Immobilen kokë për kokë dhe do të duhej të luante gjithmonë të paktën kur italiani mungon.

Por trajneri italian zgjodhi të luajë me një 9 fals javën e kaluar, Felipe Anderson, në vend se ta përdorte Muriqin.

Ai ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë edhe sonte kundër Venezias, duke e lënë Muriqin në stol sërish.

Formacioni zyrtar i Lazios kundër Venezias për ndeshjen që nis në orën 16:30:

Muriqi i ka luajtur vetëm 206 minuta futboll në Serie A në këtë pjesë të parë të sezonit 2021/22, duke e dhënë një asist por asnjë gol.

Sarri ia ka dhënë atij vetëm një mundësi të luajë si titullar në ligë deri tani, ndërsa e ka përdorur 10 herë si zëvendësues të vonshëm.

27-vjeçari i bëri edhe tri paraqitje si zëvendësues në Ligën e Evropës dhe është ende në kërkim të golit të parë sezonal.

Besohet se Muriqi do të largohet nga kryeqyteti italian në verën e ardhshme nëse jo në janar, me dy gjigantët turq Fenerbahce, nga ku iu bashkua Lazios, dhe Galatasaray që kanë shprehur interesim për të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...