Pochettino e paralajmëron Juventusin për Icardin

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, e ka hequr Mauro Icardin nga afati kalimtar i futbollistëve, duke i dërguar mesazh të qartë Juventusit.

Raportohet se Juventusi është shumë i interesuar për ish-sulmuesin e Interit dhe mund të tentojë ta afrojë në janar.

Por shefi i skuadrës së PSG-së ka këmbëngulur se bashkëkombësi i tij është i rëndësishëm për klubin.

“Nuk ka marrë pjesë në ndeshje kur do të kishte dashur, për arsye të ndryshme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekuilibrat e një ekipi dhe ai është i rëndësishëm për ekuilibrin tonë. Është një lojtar që çdo skuadër do ta donte”, ka thënë trajneri i PSG-së në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lorient.

Në lidhje me konkurrencën mes portierëve Keylor Navas e Gianluigi Donnarumma, Pochettino tha se ajo iu bën mirë të dyve.

“Besoj se ka qenë operacioni i duhur. Ka gjithmonë momente vështirësie, pranimi dhe zhvillimi. Konkurrenca është e mirë. Kur merr vendime të tilla, ka gjithmonë dyshime se çfarë do të ndodhë. Duhet t’u bëjmë komplimentet lojtarëve, portierëve, sepse e kanë kuptuar situatën”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...