Reali me plot mungesa e synon shkëputjen në La Liga

PUBLIKUAR

“Los Blancos” do të mundohen ta shfrytëzojnë gabimin e mbrëmshëm të Sevillës ndaj Barcelonës në vizitën që do t’ia bëjnë sonte Athletic Bilbaos

Real Madridi e ka një mundësi të artë sonte në kampionatin spanjoll.

“Los Blancos” do të mundohen ta shfrytëzojnë gabimin e Sevillës, e cila barazoi me Barcelonën, për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës.

Ekipi i Carlo Ancelottit do të përballet me Athletic Bilbaon në udhëtim, në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas, shkruan “Gazeta Express”.

Me një fitore eventuale, “Mbretërit” do të shkëputeshin në tetë pikë ndaj ekipit andaluzian.

Mirëpo, madrilenët i pret një punë e vështirë pasi Bilbao është mjaft i fuqishëm dhe i papërshtatshëm kur luan në shtëpi. Reali do të ketë shumë mungesa të rëndësishme në këtë takim.

Lojtarët si Modric, Bale, Isco, Alaba, Marcelo, Rodrygo e Lunin do të mungojnë shkaku i infektimit me variantin e ri të COVID-19, “Omicron”.

Carvajal e Ceballos janë të lënduar, kurse Casemiro është i suspenduar.

Skuadra baske aktualisht gjendet në vendin e dhjetë në kampionatin spanjoll.

Ky takim do të fillojë në orën 21:30.

Kjo njëherësh do të jetë ndeshja e fundit për këto dy ekipe për vitin 2021.

Paraprakisht, sonte nga ora 19:00 do të luajë edhe kampioni aktual spanjoll, Atletico Madrid.

“Los Colchoneros” do ta vizitojnë Granadan, në tentim për ta mbyllur vitin e paharrueshëm me fitore.

Kjo është ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të La Ligas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...