Bëhet përzgjedhja e dizajnit për stadiumin e ri të Milanos

PUBLIKUAR

Tashmë është zyrtare se stadiumi i ri i Milanos do të jeta “Katedralja” e dizajnuar nga Populous, e zgjedhur nga Milani dhe Interi.

Dizajne të ndryshme ishin në një listë të ngushtë dhe vendimi tani është marrë, kështu që stadiumi i ri do të jetë koncepti i hartuar nga Populous.

Kjo mundi konceptin Rings of Milano nga Sportium, transmeton Gazeta Express.

Ajo është quajtur Katedralja për shkak të dizajnit të saj duke marrë elemente nga Katedralja legjendare Duomo në Milano dhe Galeria.

Kjo do të ndërtohet pranë stadiumit ekzistues Giuseppe Meazza, i cili më pas mund të rrëzohet ose të paktën të kthehet në një arenë më të vogël për të luajtur futbollin e femrave dhe ekipet e të rinjve.

Zona e qytetit quhet San Siro, prandaj stadiumi i ri do të ishte ende teknikisht San Siro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...