Shqipëri: Viti i ri jashtë shtëpisë, 90% e rezervimeve, nga Kosova!

PUBLIKUAR

Festat e fundvitit po i rikthejnë Durrësit lavdinë e dikurshme. Qyteti bregdetar renditet i dyti pas Korçës, sa i përket rezervimeve në hotele e restorante për natën e ndërrimit të viteve.

“Është qyteti që ofron më shumë se sa qytetet e tjera, duke konkurruar me Korçën sepse ka kapacitetin e madh të shtretërve. Trendi është i njëjti me shifrat e 2019-ës sepse 2020 konsiderohet viti i djegur (financiarisht). Po ta shohin relative është pak më e lartë, por në mënyrë absolute është numër ende i vogël për ekonominë e qytetit”,-  u shpreh Edmond Basho Administrator i një agjencie turistike.

Për operatorët turistikë, shifrat janë më të larta se në 2019-ën i cili ka qenë një vit me rekord turistësh. Çmimet për natën gala të Vitit të Ri variojnë nga 60 deri në 120 euro/personi.

“Mendoj se do të jetë një vit i mirË dhe prenotimet me kapacitet maksimal. Njerëzit kanë qenë skeptik, por këto 2-3 ditët e fundit ka pasur rezervime në mënyrë masive. Njerëzit po themi e kanë marrë parasysh edhe këtë pjesën e orarit (ora policore që dikton mbylljen e restorantit në orën 23:00).  Kryesisht janë vendas, ndërsa turistë të huaj ka më pak”, – tha Blerim Norja, administrator i një hoteli në Durrës.

Turistët më besnik janë bashkatdhetarët nga Kosova, duke përbërë shumicën e rezervimeve në hotelet e Durrësit. Thënë në gjuhën e shifrave, 90 për qind e rezervimeve janë kryer nga shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe 10 për qind turistë të huaj nga vendet e Ballkanit.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...