Tahiri: Agjenda parlamentare s’ka arrit të implementojë as 20% të asaj që është planifikuar

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka thënë se nuk ka pasur implementim të mjaftueshëm të agjendës parlamentare, teksa shtoi se qeveria ka përmbushur rreth 25% të mandatit.

“Në tashmë po hymë në vitin e dytë dhe realisht është përmbushur 25% e mandatit të kësaj qeverie. Realisht kur e sheh agjendën parlamentare dhe punën e saj lë shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare s’ka arritur që të implementojë as  20% të asaj që është planifikuar. Nuk kemi pritur që të implementohen 100% por bile diku deri në 60%”, ka thënë Tahiri. /Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...