Probleme te Reali, edhe Isco preket nga koronavirusi

PUBLIKUAR

Futbollisti i Real Madridit, Isco Alarcón, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sot dhe nuk do të jetë në listën për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Spanjolli u izolua në shtëpinë e tij të shtunën si masë paraprake, pavarësisht se rezultoi negativ, pasi fëmijët e tij shfaqën simptoma të ftohjes.

Sot, Isco mori konfirmimin se është infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Kështu, ai bëhet futbollisti i tetë i Real Madridi që infektohet me koronavirus.

Modric, Marcelo, Lunin, Rodrygo, Asensio, Bale dhe Davide Ancelotti janë të prekurit me koronavirus te “Los Blancos”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...