Sindikata e Punëtoreve e RTK-së takohet me Konjufcën: Është në interes të të gjithëve që RTK-ja të fuqizohet

PUBLIKUAR

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, në përbërje të kryetarit Gëzim Bimbashi, nënkryetarit Fejsal Shasivari, kryetarit të Kuvendit të Sindikatës, Driton Mjeku dhe anëtarit Blerim Ruhani, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari i SPERTK-së e ka njoftuar Konjufcën për sfidat me të cilat po përballet Televizioni i Kosovës si: shkurtimi i buxhetit, kushtet e rënda në të gjitha hapësirat e punës, si dhe zvarritja e mosmiratimit të ligjit të ri për RTK-në.

Kryekuvendari Konjufca premtoi mbështetje institucionale për RTK-në, pa ndërhyrë në çështjen e politikave redaktuese, ndërsa kërkoi që mediumi publik të jetë transparent dhe të japë llogari te themeluesi dhe publiku.

Konjufca tha se në RTK duhet të ndodhë një ristrukturim i thellë, në mënyrë që ajo ta forcojë besimin te publiku i gjerë në Kosovë.

Sipas Konjufcës, sfidë tjetër që duhet të rregullohet është edhe miratimi i ligjit të ri për RTK-në, zgjidhja e çështjes së financimit të pavarur dhe e pronës së saj, kushte këto që garantojnë funksionimin e rregullt të mediumit. Ai shtoi se është në interes të të gjithëve që RTK-ja të fuqizohet dhe t’i shërbejë publikut në vend e më gjerë, pa dallim.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...