Statistikat: Peja me sulmin më të mirë, Ylli me mbrojtjen më të mirë

PUBLIKUAR

Stinori vjeshtor përfundoi në Superligën e Kosovës në basketboll, ku Golden Eagle Ylli falë ndeshjeve direkte ndaj Trepçës, është shpallur kampion vjeshtor.

Sulmin më të mirë në elitën e basketbollit, e ka Peja, që në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje.

Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë në Superligë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 1037 pikë ose 74 pikë për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka pranuar 1527 pikë ose 109 pikë për ndeshje.

Ylli dhe Trepça e përfunduan stinorin vjeshtor me dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Drita ishte skuadra e vetme pa fitore, duke pësuar 14 humbje në 14 ndeshje të zhvilluara.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...