Barcelona ia ofron Coutinhon dy klubeve angleze

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho është një nga futbollistët në të cilët Xavi Hernandez nuk llogarit dhe nga i cili Barcelona mund të përfitojë fonde për të sjellë lojtarë tjerë në klub.

Kjo është arsyeja pse Barcelona po e ofron futbollistin Brazilian te ekipet e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Sipas Daily Mail, Barcelona e ka ofruar Coutinhon te Tottenhami dhe Newcastle. 29-vjeçari u largua nga Premierliga në vitin 2018, kur Barcelona pagoi 120 milionë euro + 40 milionë të tjera bonuse te Liverpooli.

Ai në sezonin 2019/20 u huazua te Bayern Munichu, ku arriti ta fitojë tripletën, ndërsa ajo ishte Champions League e vetme që e fitoi në karrierë deri tani.

Që kur Xavi u bë trajner i Barcelonës një muaj më parë, Coutinho luajti vetëm një ndeshje si startues, në humbjen 0:1 ndaj Betisit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...