Azpilicueta dëshiron të mbetet në Chelsea

PUBLIKUAR

Futbollisti spanjoll e ka në mendje vetëm kampionin evropian edhe pse ka ofertë nga Barcelona

Cesar Azpilicueta dëshiron të qëndrojë në Chelsea.

Futbollisti spanjoll madje synon të luftojë për një vend titullari tek “Blues”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi spanjoll ka ofertë nga Barcelona, por në mendjen e tij është vetëm kampioni aktual evropian.

Atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Sidoqoftë, ai po shpreson që t’i ofrohet një kontratë afatgjate në “Stamford Bridge”, ku do të preferonte ta mbyllë edhe karrierën.

32 vjeçari ka fituar gjithçka të mundshme me “Të Kaltrit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...