“Modric ka dal negativ, por është i lodhur dhe s’mund të luajë”

PUBLIKUAR

Luka Modric do të mungojë në sfidën që Real Madridi do të zhvillojë të dielën në Santiago Bernabeu me Cadizin.

Mesfushori ditë më parë doli pozitiv me COVID-19, por testi i së premtes ka rezultuar negativ.

Sido që të jetë, ai s’do të luajë të dielën sepse është paksa i ftohur sipas Carlo Ancelotit dhe ndihet i lodhur.

“Modric ka dal negativ, por është paksa i lodhur, ka pasur grip dhe s’do të luajë nesër”, tha Ancelotti.

Modric ka qenë çelësi i suksesit për Realin këtë edicion, që është lider në La Liga.

Pavarësisht moshës, 36-vjec, ai ka luajtur deri më tani 1.396 minuta, të ndara në 18 ndeshje, derisa ka asistuar 5 herë – i mungon ende goli këtë edicion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...