ZRRE gjobit ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A cvbn

PUBLIKUAR

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të nëntë (IX) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 3”,  në kapacitet prej 34.47 MW në lokacionin ZK Selac të komunës së Mitrovicës.

Ndërmarja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW. me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike.  Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW.

Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM  edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kW.

Bordi gjithashtu ka aprovuar Kërkesësn për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes  “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë.

Bordi i ZRRE ka marrë vendim në seancën e sotme për shqiptimin e dënimit me Gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e Kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike, në shumën prej prej 110,705.00 € (njëqind e dhjetëmijë e shtatëqindepesë mijë Euro) që përbënë 5%  nga te hyrat e realizuara nga aktivitieti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...