Mërgim Lushtaku, LVV-së: Po e tregoni fytyrën e vertetë, jeni kundër Drenicës

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër në Kuvendin e Kosovës ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, meqë këta të fundit nuk e kanë përkrahur një amandament të Lushtakut që lidhet me një projekt për furnizimin me ujë të Skenderajt, shkruan Gazeta Express.

Lushtaku ka thënë se me një votim të tillë deputetët e VV’së e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe se janë kundër Drenicës.

“Fillimisht duhet të shpreh keqardhjen e madhe ndaj këtij votimit që po tregon që partia Vetëvendosje e ka ende një hatër mbetje për shkak të votave që s’ja ka dhënë as në qendrore as në lokale. Është për turp, dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë, që jeni kundër Drenicës. Në kohën më të vështirë, edhe aparati serb në krye me Millosheviqin, kanë dasht me na e ndalë ajrin dhe jetën, po skan mujt”, është shprehur Lushtaku.

Ndaj fjalëve të Lushtakut ka reaguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka cilësuar se gjuha e Lushtakut është joparlamentare./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...