Mësohet se cilën qendër korrektuese në Kosovë do ta shfrytëzojë Danimarka

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, njofton se Danimarka do ta shfrytëzojë qendrën korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen në shtetin tonë.

Më anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Sallahu thotë se Mbretëria e Danimarkës ka vlerësuar nivelin e lartë të sigurisë dhe infrastrukturën e burgjeve të Kosovës, prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese.

Postimi i tij i plotë:

Mbretëria e Danimarkës ka vlerësuar nivelin e lartë të sigurisë dhe infrastrukturën e burgjeve të Kosovës, prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese të kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje Mbretëria e Danimarkës do ta shfrytëzojë qendren korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen nga qendrat korrektuese të Mbretërisë së Danimarkës.

Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vite përifton 60 milion euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milion euro për nevojat tjera që ka Republika e Kosovës.

Kur ke Qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin investimet nuk mungojnë!

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...