Juventusi ia mësyn Martialit

PUBLIKUAR

“Bianconeri” kanë nevojë për sulmues për pjesën e dytë të sezonit pasi po çalojnë në fazën ofanzive

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos, sulmi i Juventusit ka rënë në mënyrë drastike.

Kjo është arsyeja që i ka shtyrë Bardhezinjtë të mendojnë për përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Bianconeri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Zonja e Vjetër” do të mundohet ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka kërkuar një sulmues dhe duket se kryesia e klubit e ka gjetur atë.

Tash duhet të shikohet disponimi i “Djajve të Kuq” nëse janë të gatshëm ta lënë të lirë sulmuesin francez apo jo.

Kjo pasi gjatë janarit nga “Old Trafford” mund të largohet edhe Edinson Cavani, i cili mund të përfundojë në Barcelonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...