Krasniqi te Nura në Skenderaj: Aty ku PDK nuk thyhet asnjëherë

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkuar për vizitë në Skenderaj, ku u prit nga kryetari i ri, Fadil Nura.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook u shpreh se PDK nuk thyhet asnjëherë në Skenderaj, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj, aty ku PDK nuk thyhet asnjëherë, për t’i uruar punë të mbarë kryetarit Fadil Nura, në detyrën e tij të re në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.

Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garancë për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.

Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre.

Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme.

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...