Zyrtare: Shtyhet ndeshja Leicester – Tottenham, shkaku i Covid-19

PUBLIKUAR

Ndeshja e së enjtes në Premierligës mes Leicester City dhe Tottenham Hotspur është shtyrë për shkak të shpërthimit të Covid-19 në futbollin anglez.

Kjo është ndeshja e katërt e Premierligës, e paraparë për sonte në orën 20:30, që shtyhet në javën e fundit, raporton Gazeta Express.

Për Tottenhamin, kjo është ndeshja e tretë radhazi që shtyhet, pas asaj kundër Rennes në Europa Conference League dhe asaj në Premierligë kundër Brightonit në fundjavë.

Këto shtyrje ndeshjes vijnë pasi tetë futbollistë dhe pesë anëtarë të stafit të klubit nga Londra veriore dolën pozitivë në testin për Covid-19.

Edhe Leicesteri është goditur nga një numër i madh rastesh me koronavirusit.

Kjo shtyrje vjen pak orë pasi trajneri i Brenfordit, Thomas Frank, bëri thirrje që Premierliga t’i pezullojë të gjitha ndeshjet e fundjavës për shkak shpërthimit të Covid-19.

Ndeshjet e tjera të shtyra gjatë kësaj jave në Premierligë ishin ai mes Manchester United dhe Brentford të martën dhe Watford kundër Burnley. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...