Barça e vlerëson De Jongun 90 milionë euro

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas e ka vendosur çmimin e mesfushorit holandez, i cili mund të largohet nga “Camp Nou”

Barcelona është e gatshme ta shesë mesfushorin e saj, Frenkie de Jong.

Gjiganti katalunas madje e ka vendosur çmimin për kartonin e futbollistit holandez.

Mediumi “Fichajes” raporton se “Blaugrana” e vlerësojnë ish-futbollistin e Ajaxit 90 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Pra, nëse një klub është i gatshëm ta paguajë këtë shifër, mund ta bënte të vetin përfaqësuesin holandez.

Interesim për mesfushorin kualitativ kanë shfaqur Bayern Munichu dhe Liverpooli.

Barça do të jetë e detyruar ta shesë De Jongun shkaku i krizës financiare dhe jo pse nuk është e kënaqur me të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...