Kusari-Lila thotë se po bëhet një strategji për zgjidhjen e krizës energjetike

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria po e trajton një strategji për ta zgjidhur çështjen e krizës së energjisë elektrike.

Kusari-Lila tha para gazetarëve se në strategjinë e qeverisë 2022-2031 do të parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike për vitet e ardhshme, raporton Gazeta Express.

“Qeveria është në hapa dinamikë të trajtimit të strategjisë për vitin 2022-2031 në të cilën parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike, jo vetëm për dekadën e ardshme, por për shumë vite me radhë”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi disa nga çështjet në të cilat Qeveria e ka vënë theksin gjatë trajtimit të strategjisë.

“Theksi është tek rritja e masave efiçiente, gjegjësisht efiçienca e energjisë elektrike tek burimet e ripërtrishme, e natyrisht edhe ruajtje e bazës së furnizimit me energji përmes thëngjillit me kapacitetet aktuale”, tha Kusari-Lila.

SHIKO MË SHUMË

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...