Tuchel thotë se s’do lojtarë të tjerë

PUBLIKUAR

Chelsea është i kompletuar. I këtij mendimi është trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel.

Ai vetëm dëshiron që t’i rikthehen nga dëmtimet disa lojtarë dhe atëherë do të ketë një skuadër të kompletuar dhe aspak nevojë për të transferuar në janar.

“Nuk kemi folur për të sjell lojtarë të rinj sepse besojmë në skuadrën që kemi dhe shpresojmë të kthehen të gjithë sa më parë për të qenë të kompletuar”, u shpreh Tuchel.

Blutë kanë marr lajmë të mira këto ditë, pasi N’Golo Kante dhe Trevoh Chalobah do të kthehen pas dëmtimeve, por do të jenë me disa mungesa të tjera.

“N’Golo do të kthehet nesër do të jetë në stol, ai është stërvitur në dy seancat e fundit. Trevoh Chalobah gjithashtu do të kthehet në skuadër. Kështu që Mateo Kovacic dhe Ben Chilwell do të jenë ende jashtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...