PSG-ja e do Rudigerin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Chelseat është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, atë e do edhe Reali

Antonio Rudiger është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Mbrojtësi i Chelseat po shfaq formë të lartë edhe këtë sezon.

Ai është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës së tij me “Blues”.

Përfaqësuesi gjerman e ka refuzuar ofertën e parë të kampionit evropian për kontratën e re, përcjell “Gazeta Express”.

E nga kjo situatë po mundohen të përfitojnë gjigantët evropianë.

Dje u raportua për interesim për Real Madridit për 28 vjeçarin.

Ndërsa, sot mediumi gjerman “Bild” raporton se në garë për mbrojtësin është futur edhe Paris Saint-Germaini.

Madje, thuhet se menaxheri i futbollistit është takuar tashmë me drejtorin sportiv të klubit francez, Leonardo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...