Reali interesohet për Rudigerin

PUBLIKUAR

“Los Blancos” mund ta marrin mbrojtësin kualitativ të Chelseat si lojtar të lirë gjatë verës së ardhshme nëse s’e vazhdon kontratën me “Blues”

Antionio Rudiger ka përfunduar në radar të Real Madridit.

Mbrojtësi gjerman është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

28 vjeçari e do klubin anglez dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Por, ai nuk është pajtuar me propozimin e parë të “Blues” për vazhdimin e kontratës. përcjell “Gazeta Express”.

E nga kjo situatë po mundohet të përfitojnë “Los Blancos”.

“Mbretërit e Spanjës” po planifikojnë t’ia bëjnë lojtarit një ofertë të majme, për ta bindur atë që të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Rudiger është sot njëri prej mbrojtësve më në formë në futbollin evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...