Shtyhet fillimi i numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është shtyrë fillimi i numërimit të votave me postë për Komunën e Dragashit, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, numërimi i këtyre votave do të fillojë nga ora 16:00.

Ndërkohë, KQZ nga ora 15:00 pritet që të mbajë mbledhjen e rashës e ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.

“ju njoftoj se sot (e martë, 14 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime. Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...