“Ma mirë ish…”, Fifi ka disa fjalë për Donaldin dhe Beatrixin

PUBLIKUAR

Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, pas largimit nga shtëpia e famshme ka vendosur që të kaloj kohë duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Fifi është pyetur për shumë gjëra dhe shumë pyetje të ndjekësve nuk i ka lënë pa përgjigje.

E pyetur se çfarë mendon për lidhjen e aktorit, Donald Veshaj me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, ajo ka vendosur që mendimin ta mban për vete.

“Nuk mendoj gjo… Ma mire ish mos me menu… Se masnej kryqëzohem dhe akuzohem që kam nevoje per vëmendje”, ka shkruar Fifi duke vendosur një emoji duke qeshur.

“Përveq kesaj tashme jam jashtë… E kthyer në jetën time normale. Tani zgjedh mendimin tim ta mbaje për vete”, shtoi ajo.

Kujtojmë se lidhja e re e aktorit me këngëtaren kosovare u bë temë e mediave rozë, pasi që moderatorja e njohur Bora Zemani ishte në lidhje me Donaldin dhe shkëmbyen një puthje gjatë takimit brenda shtëpisë./Express

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...