Kosova shpall listën për ndeshjet me Kuvajtin

PUBLIKUAR

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi ka shpallur listën për ndeshjet miqësore me Kuvajtin.

Kombëtarja jonë të premten e të dielën luan miqësore me Kombëtaren e respektuar aziatike. Ndeshjet zhvillohen në Podgoricë. Kombëtarja e Kosovës grumbullohet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa të enjten është udhëtimi për në Podgoricë.

Ndeshjet me Kuvajtin janë me peshë të madhe për të rritur konkurrencën në Kombëtaren tonë si dhe për të zgjeruar bazën për selektimet e ardhshme.

Disa lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares mungojnë në këto ndeshje për shkak të obligimeve në klubet e tyre. Ndërkohë përzgjedhësi Qerimi ka ftuar lojtarë që kanë shfaqur formë të mirë në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll.

Është ftuar pivoti i Trepçës, Sali Maxhera, dhe beku i Kastriotit, Festim Mustafa. Të dy ishin grumbulluar edhe në të kaluarën. Aloja e Prishtinës, Agon Bajqinovci është ftuar sërish, njëjtë si Florian Rexha i Vëllaznimit. Të dy ishin pjesë e grumbullimit të kaluar, por pa fituar rastin. Në ekip do të jetë edhe Shaban Zogaj, talenti që po zhvillohet hovshëm në Danimarkë.

Emra plotësisht të rinj në Kombëtaren tonë janë aloja Matej Taçi, që bën karrierë në Kroaci, si dhe portieri Elvir Muça Kuliq, që luan në Suedi. Të dy kanë shprehur interesim të jenë pjesë e Kosovës dhe do të testohen në ndeshjet ndaj Kuvajtit. Të tjerët në listën e Bujar Qerimit janë emra të konfirmuar.

Grumbullim tjetër do të ketë Kombëtarja në fund të dhjetorit. Ka gjasa të luhen dy ndeshje miqësore me Arabinë Saudite, ndërsa në fillim të janarit janë ndeshjet kualifikuese me Greqinë, Belgjikën e Turqinë.

Lista e lojtarëve

Shirt No. Emri Mbiemri Klubi
2 Agon Bajqinovci KH Prishtina
5 Kastriot Jupa KH Besa Famgas
14 Drenit Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI)
15 Deniz Terziqi KH Besa Famgas
21 Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas
25 Festim Mustafa KH Kastrioti
26 Drilon Tahirukaj Deçani
27 Lulzim Shabani KH Prishtina
28 Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI)
29 Florian Rexha KH Vëllaznimi
30 Mursel Mehmeti KH Besa Famgas
33 Jon Muqolli KH Besa Famgas
36 Elvir Muça Kulic HK Torslanda Elite(SWE)
39 Sali Maxhera KH Trepça
68 Egzon Gjuka KH Besa Famgas
77 Matej Taçi RK Varazdin (CRO)
94 Shaban Zogaj Aalborg Handbold(DEN)

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...