“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”, kriset marrëdhënia mes çiftit në shtëpi

PUBLIKUAR

Dy banorët në shtëpinë e famshme, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz, shpeshherë janë përfolur për një lidhje të mundshme.

Madje edhe disa prej banorëve i kanë ngacmuar ata për shkak të afrimitetit me njëri-tjetrin.

Por, marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbrit duket se i ka ngelur hatri që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të.

Blogerja, Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi (DJ PM) janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar.

Megjithatë Arbri e pranoi se në shtëpi është e vështirë të mbash shoqëri, ndërsa brenda mund të fillosh të kesh edhe ndjenja.

“E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë”, tha Arbëri.

“Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu”, u shpreh Sarah.

“Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë faze tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri, është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lënë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi. Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj”, shtoi Arbëri.

“Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi. Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj”, iu drejtua Sarah./Express

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...