Bruno Fernandes tallet me UEFA-n: Kur fillon raundi i tretë i shortit?

PUBLIKUAR

UEFA njoftoi se për shkak të problemeve teknike me software në serverin e brendshëm, i cili i vendos ekipet që do të përballen në mes vete, shorti do të përsëritet.

Kështu, për herë të parë në histori u vendos për përsëritjen e shortit në garën më prestigjioze evropiane, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë gabim, ka reaguar edhe futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili u tall me UEFA-n.

“Në çfarë kohe është raundi i tretë i shortit”, shkroi ai në Twitter.

Në herën e parë Manchester Unitedit i ra shorti me Paris Saint-Germainin, kurse në herën e dytë ata u vunë përballë Atletico Madridit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...