Aguero e njofton pensionimin nga futbollit këtë të mërkure

PUBLIKUAR

Sergio Aguero do ta njoftojë varjen e këpucëve në gozhdë të mërkurën, pasi nuk është më në gjendje të luajë futboll shkaku i telasheve me zemrën.

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, do të pensionohet nga futbolli profesionist të mërkurën, sipas Radio Marca, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor.

Barcelona theksoi pak ditë pas asaj ndeshje se Aguero do të mungonte tre muaj, për ta mjekuar problemin në zemër.

Testet mjekësore gjetën se 33-vjeçari ka çrregullime në të rrahurat e zemrës.

Por sipas Radio Marca, Aguero nuk do të kthehet më kurrë në fushën e lojës dhe se Barcelona e ka përgatitur tashmë ceremoninë e pensionimit të tij.

Aguero iu bashkua Barcelonës në verë si lojtar i lirë, pasi u largua nga Manchester City, me të cilin i kishte mbaruar marrëveshja në qershor.

Ai i bëri vetëm pesë paraqitje për katalonasit në të gjitha garat, duke e shënuar një gol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...