Përveç Borës dhe Beatrixës, Donaldi ka edhe një të dashur tjetër? Olti Curri ngre këto dyshime

PUBLIKUAR

Para më shumë se një javë Donaldi u surprizua nga vëllai i ti binjak, Romeo, takim ky që emocionoi shumë personazhe të njohura të cilët i postuan nëpër rrjete sociale.

 

Por, ky takim u shoqërua edhe me hipoteza të shumta, ku supozohej se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit, shkruan lajmi.net.

Përmes disa videove në rrjetin social “Instagram”, ai u shpreh se nga burime të brendshme ka mësuar së Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë, por nuk është lejuar nga produksioni.

Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora, ku ka ngritur dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë.

Ndërsa, kujtojmë se natën e mbrëmshme, Donaldi i dhuroi një unazë Beatrixës, të cilës papritmas ia dhuroi edhe një puthje.

“Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”, ka thënë Olti në video storjet e tij./Lajmi.net/

Video Player

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...